Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë

30/09/2026 - 08:43
në Lajme
A A
Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Tiranë, ndalesa e parë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të vizitës do të jetë rruga e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian dhe hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit. Në Tiranë, Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në orën 17:30 është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Të enjten, më 1 tetor, presidentja e KE-së do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, po të njëjtën ditë, ajo do të vijojë vizitën në Podgoricë, për takime me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić. Turneu do të përmbyllet të premten në Shkup, me takime me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Jashtë itinerarit këtë herë mbeten Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Komisioni Evropian ka sqaruar se Von der Leyen synon t’i vizitojë në një moment të mëvonshëm, për shkak të zgjedhjeve të afërta në të dyja vendet.

Vizita zhvillohet në një moment kur Brukseli po punon për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Komisioni po përgatit një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, ndërsa po shqyrton edhe masa të reja për integrimin gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë. Për Shqipërinë, dokumenti pritet të përcaktojë reforma prioritare dhe objektiva që lidhen me synimin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: E pandershme t’i thuhet PDK-së, “nëse do ndryshime për Specialen, a i ke votat për president”?

Gruda: E pandershme t’i thuhet PDK-së, “nëse do ndryshime për Specialen, a i ke votat për president”?
30/09/2026 - 10:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka cilësuar si të pandershme qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kërkesës për ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara

Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara
30/09/2026 - 10:19

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet se pse nuk është futur në rend dite në mbledhje të qeverise projektligji për plotësim- ndryshimet për Dhomat e...

Më shumëDetails

Haziri rrëfen takimin e fundit me babanë e tij: Isha 6 vjeç, ende shpresoj që diku mundet me qenë

Haziri rrëfen takimin e fundit me babanë e tij: Isha 6 vjeç, ende shpresoj që diku mundet me qenë
30/09/2026 - 10:11

Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, ka rrëfyer në emisionin “Ora Shtatë” për kujtimet e tij nga babai dhe herën e fundit kur e kishte parë atë....

Më shumëDetails

Qelaj për Specialen: Caktimi i panelit ngre shqetësim në këtë fazë

Qelaj për Specialen: Caktimi i panelit ngre shqetësim në këtë fazë
30/09/2026 - 10:04

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësim lidhur me mënyrën e caktimit të paneleve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Qelaj ka thënë se...

Më shumëDetails

Musliu: Ja ku isha kur u dënua Cali – në sheshe me qytetarët

Musliu: Ja ku isha kur u dënua Cali – në sheshe me qytetarët
30/09/2026 - 10:03

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu iu është përgjigjur kritikëve rreth veprimeve të saj pas dënimit të Salih Mustafës “Calit” nga Haga. Përmes një postimi në Facebook, Musliu thotë...

Më shumëDetails

Valë e re shkurtimesh në Pentagon, Hegseth lajmëron largimin e mbi 20% të admiralëve dhe komandantëve të lartë të ushtrisë amerikane

Valë e re shkurtimesh në Pentagon, Hegseth lajmëron largimin e mbi 20% të admiralëve dhe komandantëve të lartë të ushtrisë amerikane
30/09/2026 - 09:42

Sekretari amerikan i Luftës Pete Hegseth do të njoftojë një ulje të mëtejshme të numrit të oficerëve të lartë në krye të hierarkisë ushtarake amerikane, zbuluan mediat amerikane....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë