Kabayel ka pranuar sfidën e Hysës dhe përballja mes dy gjigantëve të peshave të rënda do të zhvillohet më 28 Nëntor, në një datë simbolike e historike për shqiptarët.
Ky duel merr një tjetër dimension edhe për faktin se të dy boksierët vijnë të pamposhtur në karrierat e tyre profesionale. Hysa synon të vazhdojë serinë e tij pa humbje dhe të bëjë hapin e madh në arenën ndërkombëtare, ndërsa Kabayel do të kërkojë të mbrojë statusin e tij si kampion.
Një përballje mes dy boksierëve pa humbje, në një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, do të bëhej edhe më e madhe, nëse Hysa fiton në ring.












