Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Modriç: Është e bukur të shënosh sërish, ndaj Spanjës…

28/09/2026 - 15:59
në Sport
A A
Modriç: Është e bukur të shënosh sërish, ndaj Spanjës…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Luka Modriç e regjistroi paraqitjen e tij të 203-të me fanellën e Kroacisë në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, të cilën kroatët e fituan 2-1.

Mesfushori 41-vjeçar ishte protagonist edhe me gol, duke shënuar me një goditje të fuqishme dhe duke arritur në kuotën e 30 golave me përfaqësuesen.

Pas ndeshjes, Modriç foli për kanalet zyrtare të Federatës Kroate të Futbollit.

“Është bukur të shënosh sërish gol. Jam i lumtur. Kisha shënuar kur Slaven kishte debutuar për herë të parë ndaj Italisë, u riktheva dhe shënova përsëri, kështu që nuk është keq. Por, sigurisht, jam edhe më i lumtur për fitoren”, deklaroi Modriç.

Modriç flet për trajnerin e ri

Kroacia drejtohet tashmë nga Slaven Biliç dhe Modriç e vlerësoi ndikimin e trajnerit të ri.

“Është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime, por gjithçka është shumë pozitive. Kur një trajner i ri e merr drejtimin e kombëtares, të gjithë duan të japin më shumë: më shumë energji, dëshirë dhe vendosmëri.”

“Nuk po them se këto gjëra nuk ekzistonin më parë, por që nga ardhja e trajnerit të ri janë bërë edhe më të dukshme. Ka disa gjëra që ai i pret nga ne dhe do të na duhet kohë për t’i përsosur të gjitha. Gjithçka bëhet më e lehtë kur fiton.”

Ishte e rëndësishme të fitonim dhe tani duhet të vazhdojmë. Besoj se do të përpiqemi t’i përsërisim këto aspekte pozitive në ndeshjen e ardhshme dhe t’i minimizojmë ato negative, sepse do të përballemi me një nga skuadrat më të mira në botë.”

Përballja me Spanjën

Kroacia tani do të përballet me Spanjën, kampionen në fuqi të botës.

“E pamë rezultatin e tyre në Londër. Fakti që shkuan në Wembley dhe fituan 3-2 e tregon cilësinë e tyre. Është padyshim njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe një test shumë i mirë për ne, për të parë se ku jemi në raport me skuadrën më të mirë në botë.”

“Por edhe ne i kemi cilësitë tona dhe trajneri me siguri do ta përgatisë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, se si të përballemi me ta dhe si të luajmë.”

“Ne duhet ta bëjmë lojën tonë, si gjithmonë. Nuk duhet të përshtatemi me askënd, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Spanjën. Nuk e kemi bërë kurrë këtë dhe nuk besoj se do ta bëjmë as tani. E presim një ndeshje të madhe dhe shpresoj që të jemi në nivelin e duhur”, përfundoi Modriç. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

S’ka ndjenja më për Kosovën, Rrahmani mburret me statistikat e tij individuale te Napoli

Rrahmani në verë largohet nga Napoli
28/09/2026 - 15:57

Amir Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë me Napolin, ndërsa duket se është i përqendruar te statistikat e tij individuale. Mbrojtësi kosovar ka publikuar në rrjetet sociale disa të...

Më shumëDetails

Zidane e refuzoi një ofertë historike për ta drejtuar një tjetër kombëtare evropiane

Zidane e refuzoi një ofertë historike për ta drejtuar një tjetër kombëtare evropiane
28/09/2026 - 15:56

Zinedine Zidane mund të ishte bërë trajneri i parë francez i Kombëtares së Belgjikës, por e refuzoi ofertën pasi e kishte vetëm një objektiv: të drejtonte Francën. Sipas...

Më shumëDetails

Kosova me kokë ulur del nga “Ernst Happel”, mposhtet nga Austria

Kosova me kokë ulur del nga “Ernst Happel”, mposhtet nga Austria
27/09/2026 - 20:04

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë futur në...

Më shumëDetails

Austria nuk ua lejon flamujt e UÇK-së dhe atë kuq e zi tifozëve dardanë

Austria nuk ua lejon flamujt e UÇK-së dhe atë kuq e zi tifozëve dardanë
27/09/2026 - 17:43

Interesim i madh i tifozëve shqiptarë është vërejtur pranë hyrjeve të Ernst Happel Stadion në Austri të Vjenës. Gazeta Insajderi merr vesh se autoritetet austriake po kryejnë kontrolle...

Më shumëDetails

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Austrisë

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Austrisë
27/09/2026 - 17:08

Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen e dytë të sezonit të ri në UEFA Nations League. Trajneri Franco Foda sapo e publikoi formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Austrisë...

Më shumëDetails

Chapecoense dhe Atletico Nacional, në fushë 10 vjet pas katastrofës ajrore të 2016

Chapecoense dhe Atletico Nacional, në fushë 10 vjet pas katastrofës ajrore të 2016
27/09/2026 - 15:16

Një dekadë pas tragjedisë ajror që përgjysmoi Chapecoensen dhe që preku të gjithë botën e futbollit, klubi brazilian dhe Atletico Nacional u takuan sërish në Medellin të Kolumbisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë