Kombëtarja e Kosovës ka marrë lajme të këqija para ndeshjes shumë të rëndësishme me Izraelin që do të luhet në Hungari. Për shkak të lëndimit, mbrojtësi Albian Hajdari s’do të mund të rikthehet dhe i njëjti është larguar nga grumbullimi. Ai do t’i mungojë Kosovës edhe kundër Austrisë në “Fadil Vokrri”.
Për arsye familjare nga grumbullimi është larguar edhe mesfushori Leon Abdullahu. FFK ka njoftuar se lojtari kosovar që angazhohet te Hoffenheim është larguar për arsye familjare dhe pritet që të rikthehet shumë shpejt.
“Albian Hajdari largohet nga grumbullimi, Leon Avdullahu lirohet përkohësisht. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi është konstatuar se rikuperimi i tij nga lëndimi nuk do të jetë i mundur në kohë për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Austrisë”, ka njoftuar FFK.
“Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje.Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu. Ai do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e Federatës.
Kosova aktualisht ka tre pikë në grupin G, duke u renditur pas Austrisë. Kosova ka mposhtur Irlandën në Fadil Vokrri derisa ka pësuar humbje 3-1 nga Austria si mysafire. Me 1 tetor, Kosova do të përballet me Izraelin në ndeshjen që do të luhet në Hungari, derisa me 4 tetor e pret Austrinë në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/













