Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite

30/09/2026 - 14:07
në Ndryshe
A A
Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Piloti i linjës Dubai – Izrael tentoi ta rrëzonte aeroplanin

Një incident i pazakontë është raportuar gjatë një fluturimi të kompanisë FlyDubai të mërkurën në mëngjes, pasi avioni devijoi nga itinerari dhe u ul në mënyrë emergjente në Arabinë Saudite, përcjell albinfo.ch.

Sipas mediave lokale izraelite, në bord dyshohet se ka pasur një përleshje mes dy pilotëve. Njëri prej tyre raportohet të jetë nga Omani, ndërsa tjetri nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediat raportojnë se bashkëpiloti nga Omani dyshohet se ka tentuar të marrë kontrollin e avionit dhe ta rrëzojë atë. Pas uljes emergjente në Arabinë Saudite, ai është marrë në pyetje nga autoritetet.

Në hetimin për incidentin raportohet se është përfshirë edhe Izraeli, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.

Sipas raportimeve nga Tel Avivi, një prej pistave të hetimit është edhe mundësia që incidenti të ketë pasur motiv terrorist dhe që avioni të jetë tentuar të rrëzohej qëllimisht.

Megjithatë, rrethanat e incidentit dhe motivi i mundshëm mbeten objekt hetimi dhe nuk janë konfirmuar përfundimisht nga autoritetet.

Në lidhje me situatën e sigurisë, mediat izraelite raportojnë gjithashtu se kryeministri Benjamin Netanyahu ka anuluar një vizitë të planifikuar në jug të Izraelit për të marrë pjesë në diskutime mbi çështjet e sigurisë.

Hetimet pritet të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur gjatë fluturimit dhe nëse veprimet e raportuara të bashkëpilotit kanë qenë të qëllimshme.

 

JU REKOMANDOJMË

Kjo video i kushtoi Icardit me heqjen e patentëshoferit deri në vitin 2099

Kjo video i kushtoi Icardit me heqjen e patentëshoferit deri në vitin 2099
30/09/2026 - 13:28

Yllit të futbollit Mauro Icardi i është hequr patenta e shoferit në Argjentinë – ndalimi është i vlefshëm deri më 1 janar 2099. Shkaku ishte një video nga...

Më shumëDetails

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit
28/09/2026 - 08:30

Këtë vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet natën midis të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026. Akrepat e orës do...

Më shumëDetails

Çfarë ndodhi me fëmijët e Kleopatrës dhe Mark Antonit?

Çfarë ndodhi me fëmijët e Kleopatrës dhe Mark Antonit?
26/09/2026 - 11:40

Në gusht të vitit 29 para Krishtit, Oktaviani organizoi në Romë një procesion madhështor për të festuar fitoren ndaj Mark Antonit dhe Kleopatrës dhe pushtimin e Egjiptit. Ndër...

Më shumëDetails

Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej

Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej
19/09/2026 - 18:47

Një burrë në Brazil është filmuar duke u rrëzuar nga dritarja e një apartamenti, teksa tentonte të largohej nga ndërtesa në rrethana të pazakonta. Sipas raportimeve të mediave...

Më shumëDetails

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së
19/09/2026 - 18:20

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Më shumëDetails

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)
19/09/2026 - 10:58

Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës. Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë