Cristiano Ronaldo ka konfirmuar largimin e tij nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për media të trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.
Kapiteni portugez bëri të ditur vendimin përmes një deklarate, duke lënë të hapur edhe arsyet e largimit.
“Pas konferencës për media të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Kombëtares. Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar.”
Ronaldo në fund ka uruar sukses për Portugalinë dhe bashkëlojtarët e tij.
“Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim.”
Arsyet e plota të vendimit pritet të bëhen publike nga vetë Ronaldo në një moment tjetër./Indeksonline/














