Lamine Yamal është rikthyer në versionin e tij më të shkëlqyer. Ylli i Barcelonës ishte protagonist absolut në fitoren 4-1 të Spanjës ndaj Kroacisë, duke i realizuar dy gola dhe duke e dhënë një asistim.
Pas ndeshjes, Yamal i kujtoi kritikat që i kishte marrë vetëm një muaj më parë.
“Duhet të vazhdojmë kështu. Para një muaji të gjithë ju thoshit se po luaja keq… Tani jam i qetë dhe po e shijoj momentin. Por e di shumë mirë se nga një moment në tjetrin do të rikthehen dhe do të thonë të njëjtat gjëra që thoshin para një muaji”, deklaroi Yamal për “TVE”, përcjell “Gazeta Express”.
Paraqitja ndaj Kroacisë i ka rritur sërish kuotat e Yamalit në garën për Topin e Artë, por talenti i Barcelonës thekson se ky nuk është objektivi i tij i vetëm.
“Nuk luaj vetëm për ta fituar Topin e Artë. Luaj për ekipin, për t’i fituar ndeshjet, për vendin tim dhe për veten time”, tha ai.
I pyetur nëse paraqitja ndaj Kroacisë ishte një tjetër dëshmi në favor të tij në garën për çmimin prestigjioz, Yamal u përgjigj: “Po, edhe një tjetër”.
Yamal e theksoi gjithashtu rëndësinë e nisjes së ndeshjeve me përqendrim maksimal.
“Duhet të luajmë të përqendruar që nga fillimi i ndeshjeve dhe në këtë mënyrë rezultatet vijnë vetë”, shtoi ai.
Në fund, 19-vjeçari foli edhe për emocionet pas rikthimit të Kupës së Botës në Spanjë:
“Jemi shumë të lumtur që e kemi sjellë këtu në Spanjë Kupën e Botës. Tifozët e meritonin, ndaj jemi të lumtur për ta”.












