Kombëtarja e Kosovës sonte mbajti seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për UEFA Nations League.
Të gjithë lojtarët u paraqitën në stërvitje, të lumtur, të bashkuar për ndeshjen e nesërme.

Madje në stërvitje mori pjesë edhe Aro Muric, i cili duket se do jetë i gatshëm për nesër.
Kujtojmë që ndeshja ndaj Izraelit luhet nesër nga ora 20:45 në Hungari./Indeksonline/














