Ylli kuqezi, Elseid Hysaj ka folur para ndeshjes së nesërme me Finlandën.
Ndonëse u pushua për ndeshjen ndaj San Marinos, ai ka treguar formë të lartë në ndeshjen e parë në Tiranë ndaj Bjellorusisë ku mori besimin nga trajneri Rolando Maran.
Më tutje ai foli për situatën e tij si agjent i lirë, si dhe për gjeneratat e reja që do të pasojnë në Kombëtaren Shqiptare.
“Kam nda pak përvojë nga e kaluara. Tani duhet t’i marrim të rinjtë dhe t’i japim dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën kur ishim ne. Janë lojtarë me kualitet dhe nuk kam shumë nevojë që t’i ndihmoj. Jam i kënaqur me këtë pjesë. Klub? Kombëtarja më ndihmoi. Duhet të tregoja se jam në formë. Besoj do hapet ndonjë gjë e re. Po bisedoj me disa skuadra, por asgjë skuadra. Mendoj të jem i përqëndruar për këtë ndeshje me Kombëtaren dhe pastaj do zgjedh. Kampionat shqiptar? Me gjithë respektin që kam për kampionatin shqiptar, i kam ndjekur me vërtetë sepse hera e parë që unë isha në Shqipëri dhe po stërvitesha me Vllazninë. Është kampionat i mirë, por besoj nuk është akoma momenti im që të kthehem në Shqipëri”, u shpreh Hysaj.
Kujtojmë se ndeshja luhet nesër në Helsinki, me fillim në orën 15:00.













