Vedat Muriqi ka pësuar rritje të vlerës së tij në “Transfermarkt”, pas paraqitjeve të fundit me Fenerbahçen dhe Kombëtaren e Kosovës.
Sipas përditësimeve të fundit të “Transfermarkt”, sulmuesi kosovar tani vlerësohet në 7 milionë euro. Më herët, vlera e tij ishte 4.5 milionë euro, shkruan Insajderi.

Muriqi ka qenë veçanërisht efikas me Fenerbahçen, ku ka shënuar katër gola brenda një ndeshjeje, ndërsa në total këtë sezon ka realizuar gjashtë gola në gjashtë paraqitje.
Forma e tij është parë edhe te Kombëtarja e Kosovës. Muriqi ka shënuar në ndeshjen e parafundit të “Dardanëve”, duke arritur në një gol në dy ndeshje me Kosovën.
Megjithatë, vlera aktuale prej 7 milionë eurosh nuk është më e larta në karrierën e tij. Muriqi në të kaluarën kishte arritur vlerën prej 17 milionë eurosh.













