Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjini: Vendimi i Speciales është brutal, Kosova duhet të angazhohet për korrigjimin e tij në Apel

13/10/2026 - 17:46
në Lajme
A A
Gjini: Vendimi i Speciales është brutal, Kosova duhet të angazhohet për korrigjimin e tij në Apel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, e ka cilësuar si brutal vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ai nuk përputhet me bindjen e Aleancës dhe të popullit të Kosovës për luftën çlirimtare.

I ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Gjini ka thënë se AAK-ja e ka mbështetur ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuar në Kuvendin e Kosovës, si dhe procesin në tërësi, por ka theksuar se nuk mund të pajtohet me cilësimin e luftës së UÇK-së në këtë mënyrë.

Ai ka kërkuar angazhim shtetëror për shfrytëzimin e të gjitha mundësive juridike dhe institucionale, me synimin që vendimi të korrigjohet në procedurën e Apelit.

“Aleanca e ka mbështetur ligjin i cili është dakordu në Kuvend në atë kohë, po ashtu qëndrimi ynë ka qenë i qartë që prej fillimit që vendimi i Dhomave të Specializuara ka qenë vendim brutal nuk mundemi me u pajtur me një cilësim të tillë të luftës tonë, e kemi mbështet gjithë këtë proces e dimë që mundet me pas vështirësi ligji por ne insistojmë që Kosova duhet me punu në të gjitha pistat e mundshme, të ketë angazhim shtetëror që të paktën në Apel me u korrigju plotësisht ky vendim për shkak që besoj që në Kosovë të gjithë e dim që Aleanca beson fuqishëm në bindjen tonë e të gjithë popullit që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe dënimi i krerëve të UCK-së në këtë mënyrë qetë hijë të keqe dhe ka dëme për Kosovën”, u shpreh Gjini.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës është dashur të angazhoheshin shumë më herët për këtë çështje, duke kritikuar, sipas tij, mungesën e angazhimit nga Presidenca, kryeministri, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjini ka shprehur pasiguri nëse do të ketë angazhim të mjaftueshëm institucional në të ardhmen, pas vendimit të 16 shtatorit.

Ai ka theksuar se edhe pse Shiroka-Pula sapo ka marrë detyrën, angazhimi për këtë çështje duhet të nisë pa vonesa.

“Institucionet shtetërore do të duhej shumë më herët të merreshin me këtë çështje. Nuk ka pasur angazhim as nga Presidenca, kryeministri, Ministria e Drejtësisë e as nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk e di a do të ketë angazhim në të ardhmen pas vendimit të 16 shtatorit. Edhe pse është java e parë që Shiroka-Pula ka marrë detyrën, mendoj se do të duhej pa vonesa të niste të angazhohej për këtë çështje”, është shprehur Gjini.

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)
13/10/2026 - 19:33

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një poliklinikë në...

Më shumëDetails

Lëvizje e re e ushtrisë amerikane në Kosovë, zëvendësohet Garda Kombëtare

Lëvizje e re e ushtrisë amerikane në Kosovë, zëvendësohet Garda Kombëtare
13/10/2026 - 19:09

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dërgojë trupa të reja në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, duke zëvendësuar njësitë e Gardës Kombëtare të...

Më shumëDetails

Bajrami: Për gjashtë vite në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit

Bajrami pas raportit të DASh-it: Kurti po mendon se po iu drejtohet deleve
13/10/2026 - 19:07

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026. Ajo ka deklaruar se ky...

Më shumëDetails

Ngiste 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për tre muaj

Ngiste 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për tre muaj
13/10/2026 - 19:06

Policia e Kosovës ka gjobitur një ngasës në Klinë, i cili u filmua duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte...

Më shumëDetails

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve gjatë protestave në Tiranë

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve gjatë protestave në Tiranë
13/10/2026 - 18:52

Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas policisë, 23 persona janë shoqëruar...

Më shumëDetails

Presidentja vizitoi familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Në përputhje me afatet ligjore do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja vizitoi familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Në përputhje me afatet ligjore do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara
13/10/2026 - 18:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë