Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjini: Vendimi i Speciales është brutal, Kosova duhet të angazhohet për korrigjimin e tij në Apel

13/10/2026 - 17:46
në Lajme
A A
Gjini: Vendimi i Speciales është brutal, Kosova duhet të angazhohet për korrigjimin e tij në Apel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, e ka cilësuar si brutal vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ai nuk përputhet me bindjen e Aleancës dhe të popullit të Kosovës për luftën çlirimtare.

I ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Gjini ka thënë se AAK-ja e ka mbështetur ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuar në Kuvendin e Kosovës, si dhe procesin në tërësi, por ka theksuar se nuk mund të pajtohet me cilësimin e luftës së UÇK-së në këtë mënyrë.

Ai ka kërkuar angazhim shtetëror për shfrytëzimin e të gjitha mundësive juridike dhe institucionale, me synimin që vendimi të korrigjohet në procedurën e Apelit.

“Aleanca e ka mbështetur ligjin i cili është dakordu në Kuvend në atë kohë, po ashtu qëndrimi ynë ka qenë i qartë që prej fillimit që vendimi i Dhomave të Specializuara ka qenë vendim brutal nuk mundemi me u pajtur me një cilësim të tillë të luftës tonë, e kemi mbështet gjithë këtë proces e dimë që mundet me pas vështirësi ligji por ne insistojmë që Kosova duhet me punu në të gjitha pistat e mundshme, të ketë angazhim shtetëror që të paktën në Apel me u korrigju plotësisht ky vendim për shkak që besoj që në Kosovë të gjithë e dim që Aleanca beson fuqishëm në bindjen tonë e të gjithë popullit që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe dënimi i krerëve të UCK-së në këtë mënyrë qetë hijë të keqe dhe ka dëme për Kosovën”, u shpreh Gjini.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës është dashur të angazhoheshin shumë më herët për këtë çështje, duke kritikuar, sipas tij, mungesën e angazhimit nga Presidenca, kryeministri, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjini ka shprehur pasiguri nëse do të ketë angazhim të mjaftueshëm institucional në të ardhmen, pas vendimit të 16 shtatorit.

Ai ka theksuar se edhe pse Shiroka-Pula sapo ka marrë detyrën, angazhimi për këtë çështje duhet të nisë pa vonesa.

“Institucionet shtetërore do të duhej shumë më herët të merreshin me këtë çështje. Nuk ka pasur angazhim as nga Presidenca, kryeministri, Ministria e Drejtësisë e as nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk e di a do të ketë angazhim në të ardhmen pas vendimit të 16 shtatorit. Edhe pse është java e parë që Shiroka-Pula ka marrë detyrën, mendoj se do të duhej pa vonesa të niste të angazhohej për këtë çështje”, është shprehur Gjini.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja vizitoi familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Në përputhje me afatet ligjore do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja vizitoi familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Në përputhje me afatet ligjore do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara
13/10/2026 - 18:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit

Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit
13/10/2026 - 18:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur rreth angazhimit të tij dhe të bashkëluftëtarëve në shërbim të çlirimit të vendit. Limaj  tha se atë kohë, kanë qenë...

Më shumëDetails

Rama: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim në BE

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
13/10/2026 - 18:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar nga Luksemburgu se vendi do të mbyllë sot një tjetër kapitull në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kreu...

Më shumëDetails

Ambasadorja amerikane në Greqi reagon pasi SHBA ia kërkoi dorëheqjen

Ambasadorja amerikane në Greqi reagon pasi SHBA ia kërkoi dorëheqjen
13/10/2026 - 18:15

Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle reagoi pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi të jepte dorëheqje. “Mirënjohja dhe respekti im për presidentin Trump dhe sekretarin Rubio mbeten të...

Më shumëDetails

Petkovic i reagon Kurtit për kadastrin: Ai i do vetëm ato që iu bëjnë dëm serbëve, Asociacionit po i shmanget

Petkovic i reagon Kurtit për kadastrin: Ai i do vetëm ato që iu bëjnë dëm serbëve, Asociacionit po i shmanget
13/10/2026 - 18:09

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sa i përket zbatimit të marrëveshjes kadastrale në...

Më shumëDetails

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
13/10/2026 - 17:36

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë për mosndërmarrjen e hapave të nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Millan Radoiçiqit dhe personave të tjerë që ndodhen në Serbi e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë