Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka qenë i ftuar në T7.
Ai ka treguar sesi kur ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së është regjistruar çdo bisedë e tij.
“Kanë qenë dy kamera të vendosura në hapësirën ku kam qëndru me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, ka qenë edhe një roje në derë që e ka përcjell bisedën time dhe e di që kam qenë i incizuar në bisedë. Ka qenë një prej rasteve që jam ndi i ofenduar dhe më i padinjitet nga pozita si Avokat i Popullit”, ka thënë ai.












