Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacientja ankohet se rezultatet e analizave të laboratorit turk “ELAB Kosova” i prishën procedurën e bartjes së embrionit – Inspektorati konstaton se ato punoheshin pa mbikëqyrje specialisti

14/10/2026 - 20:33
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Pacientja ankohet se rezultatet e analizave të laboratorit turk “ELAB Kosova” i prishën procedurën e bartjes së embrionit – Inspektorati konstaton se ato punoheshin pa mbikëqyrje specialisti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi gjetur se në një laborator në Prishtinë janë evidentuar shkelje të shumta. Veriu.info ka siguruar raportin e inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor në Institucionin Privat Shëndetësor “ELAB Kosova SH.P.K” në Prishtinë, në të cilin janë konstatuar një varg shkeljesh profesionale dhe administrative. Ky inspektim është realizuar pas ankesës së një pacienteje, e cila ka denoncuar pasaktësi drastike të rezultateve laboratorike që i kushtuan asaj anulimin e një procedure të rëndësishme mjekësore.

Rasti ka nisur pasi qytetari A. R. (emër i njohur për redaksinë), në emër të bashkëshortes së tij, pacientes M.B. (emër i njohur për redaksinë), iu drejtua drejtuar Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të mospërputhjeve të mëdha në analizat e Progesteronit në laboratore private.

LEXONI EDHE: https://veriu.info/skandali-i-laboratorik-turk-elab-kosova-analiza-pa-licence-per-mbi-1200-paciente-biokimike-mikrobiologjike-hepatit-e-hiv/

Qëllimi i analizës ishte që t’i paraprihet një procesi të ndjeshëm për bartjen e embrionit (IVF/FEA) dhe ndiqte një terapi të rreptë hormonale, me ç’rast kishte marrë dy herë radhazi rezultate prej mbi 60 ng/mL nga laboratori “ELAB Kosova”.

Duke dyshuar në saktësinë e këtyre rezultateve, ajo kishte përsëritur analizat brenda po asaj dite në tre laboratorë të tjerë të licencuar (“Avicenaks”, “Fati Im” dhe “Elita Plus”). Pas këtyre analizave, rezultatet e reja dolën në këto parametra: 11.1 ng/mL, 10.4 ng/mL dhe 8.75 ng/mL.

Kjo diferencë e frikshme në rezultatet e analizave, kishte për pasojë anulimin e menjëhershëm të procedurës mjekësore nga pacientja, duke i shkaktuar asaj dëme të rënda emocionale, shëndetësore dhe financiare.

Gjetjet e Inspektoratit Shëndetësor

Sipas Raportit Inspektues dhe procesverbalit të siguruara nga Veriu.info, në laboratorin “ELAB Kosova” janë konstatuar këto parregullsi:

  1. Laboratori pa mbikëqyrje: Në momentin e inspektimit, analizat biokimike po punoheshin nga A. Ukmata (Baçelor i Shkencave në Infermieri) pa mbikëqyrjen e specialistit të biokimisë klinike.
  2. Mjeku i paregjistruar në njësi: Verifikimi i rezultateve rezulton të jetë bërë nga dr. Gramos Begolli, ndonëse i njëjti nuk figuronte fare i lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim (DLA) për këtë njësi të veçantë, por ishte i regjistruar në një degë tjetër të të njëjtit subjekt.
  3. Mungesa e nënshkrimeve: Regjistirmi i pacientëve nuk nënshkruhej nga personi që e ka ofruar shërbimin.
  4. Mospërputhjet skandaloze të analizave: Raporti konfirmon pretendimet e palës për shifrat e Progesteronit (>60 ng/mL në “ELAB Kosova” kundrejt 8–11 ng/mL në laboratorët e tjerë), që çuan në dështimin e procedurës mjekësore të pacientes.
  5. Mungesa e dëshmive në terren: Gjatë kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur dëshmi apo gjurmë të dokumentuara fizike/elektronike për mënyrën e lëshimit të atyre rezultateve në çastin e inspektimit.

Përgjigjja e laboratorit dhe arsyetimi i specialistit

Në shkresën e tij dërguar Inspektoratit më 7 maj 2026, Dr. Gramos Begolli ka këmbëngulur në saktësinë e punës, duke thënë se dy matjet e kryera kishin dhënë konsistencë të plotë. Ai ka aluduar se dallimet mund të vijnë si pasojë e metodave të ndryshme analitike, reagjentëve apo faktorëve pre-analitikë.

Ankesa e bashkëshortit të pacientes:

Në ankesën e detajuar të dorëzuar nga A.R. në emër të bashkëshortes së tij, pacientes M.B., hidhen dyshime të forta mbi sigurinë dhe besueshmërinë e shërbimeve në laboratorin “ELAB Kosova”. Sipas ankuesit, pacientja ka qenë duke u përgatitur për procedurën e ndjeshme të bartjes së embrionit (IVF) dhe ndiqte një terapi hormonale, ku monitorimi i saktë i progesteronit ishte vendimtar.

Pasi laboratori lëshoi dy herë radhazi rezultate prej mbi $60 ng/mL$, ku ato sollën anulimin e menjëhershëm të procedurës mjekësore, pacientja i përsëriti analizat brenda po asaj dite në tre laboratorë të tjerë, ku vlerat dolën normale dhe të përafërta (mes 8.75 dhe 11.1 ng/mL), duke shkaktuar dëme të rënda emocionale, shëndetësore dhe financiare.

Në vijim të ankesës, theksohet se gjatë kontaktit të parë stafi i laboratorit ka këmbëngulur me kokëfortësi në saktësinë e shifrave duke e sugjeruar shpërfilljen e rezultateve të tjera, ndërsa ditën pasuese, sipas tij, përgjegjësit pranuan privatisht se kishte pasur një problem teknik me reagjentin, pa e pranuar zyrtarisht gabimin.

Ndryshe, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovë ky laborator figuron nën pronësinë e “Elab fulya tibbi tahlil laborator hizmetleri anonim sirketi”, kompani laboratorike kjo me bazë në Turqi ku si drejtoreshë figuron Pinar Er, e cila në publik prezantohet si pronare e kompanisë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “ELAB Kosova” Sh.P.K. për këtë raport të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Më poshtë dokumentet zyrtare, ankesën e palës, si dhe kopjet e raporteve krahasuese nga katër laboratorët:

LEXONI EDHE:

Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

 

 

 

Tags: AnalizaELAB Kosova

JU REKOMANDOJMË

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
14/10/2026 - 22:01

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit të protestave në Shqipëri. Sipas tij, këto grupe që organizojnë protesta, “nuk mundem me qenë studentë”. “…dhe nuk janë të...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në këtë qytet të Kosovës

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
14/10/2026 - 21:49

Një përson është gjetur pa shenja jetë mbrëmjen e sotme në Rahovicë të Ferizajit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një...

Më shumëDetails

“Albatro­si, Lule Gjeli, Shpend Ahmeti, pula… – gripi i shpezëve”, Valon Syla pas përplasjes me Albatros Rexhajn

“Albatro­si, Lule Gjeli, Shpend Ahmeti, pula… – gripi i shpezëve”, Valon Syla pas përplasjes me Albatros Rexhajn
14/10/2026 - 21:34

Gazetari Valon Syla është përfshirë në një përplasje me publicistin Albatros Rexhaj, ku shkëmbimi i qëndrimeve mes tyre ka nxitur debat. Përplasja mes tyre është bërë temë diskutimi,...

Më shumëDetails

Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, çfarë po ndodh me vendimin e plotë?

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
14/10/2026 - 21:19

Këtë të premte bëhen fiks një muaj nga shpallja e aktgjykimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara për Kosovën....

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë, thyejnë xhamat

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë, thyejnë xhamat
14/10/2026 - 21:02

Protestat në Shqipëri janë shoqëruar me tensione edhe sonte, ku protestuesit kanë thyer xhamat dhe i kanë vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë. Situata është përshkallëzuar, ndërsa pamjet...

Më shumëDetails

Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të
14/10/2026 - 20:29

Pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj ish-deputetit, Gani Geci, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimet se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë