Skuadra e Romës është duke luajtur ndaj Real Madridit, ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Tifozët e klubit italian kanë nderuar në mënyrë fantastike trajnerin e Realit, Jose Mourinhon.
Ata kanë shpalosur në tribuna disa mesazhe emocionuese pikërisht për trajnerin portugez.

“Ai që i sjell lavdi Romës, do të nderohet përgjithmonë nga Roma. Duart e tua kurorëzojnë trofetë e lavdishëm, ndërsa populli të dhuron lavdi të përjetshme!”
“Për botën speciale, për Romën e përjetshme, rroftë Mou!”
Kujtojmë që Jose Mourinho ia fitoi titullin e UEFA Conference League vite më parë klubit italian, sa ishte në stolin e romakëve./Indeksonline/















