Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Infantino ka një plan për ta ‘forcuar’ pozitën e tij para zgjedhjeve në FIFA, 6 miliardë dollarë “janë në tavolinë”

14/10/2026 - 21:07
në Sport
A A
Infantino ka një plan për ta ‘forcuar’ pozitën e tij para zgjedhjeve në FIFA, 6 miliardë dollarë “janë në tavolinë”

FIFA President Gianni Infantino speaks during the 2026 Semafor World Economy conference in Washington, DC, on April 15, 2026. (Photo by Kent NISHIMURA / AFP via Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gianni Infantino ka një plan për ta forcuar pozitën e tij përpara zgjedhjeve të ardhshme në FIFA, sipas një raportimi të publikuar të mërkurën.

Mbështetja për zviceranin është zbehur në disa vende, ndërsa kritikat ndaj tij arritën kulmin pas Botërorit të fundit.

Sipas raportimit të “The Athletic”, FIFA do të propozojë një paketë financiare me vlerë mbi 6 miliardë dollarë për zhvillimin e futbollit në mbarë botën gjatë periudhës 2027-2030.

Pagesat për secilën federatë anëtare pritet të rriten në 25 milionë dollarë për katër vjet, nga 10 milionë dollarët që ishin planifikuar fillimisht. Ndërkohë, secila prej gjashtë konfederatave do të përfitojë 99 milionë dollarë.

Për financimin e kësaj pakete do të nevojitet përdorimi i rezervave financiare. Nën drejtimin e Infantinos, FIFA do të tërheqë prej tyre mbi 3.5 miliardë dollarë, e ndihmuar mbi të gjitha nga të ardhurat e jashtëzakonshme komerciale të Botërorit 2026, të cilat vlerësohen në rreth 15 miliardë dollarë.

Në sfond qëndrojnë tensionet lidhur me mënyrën se si drejtohet FIFA.

Organi qeverisës i futbollit botëror e braktisi projektin “FIFA Forward Enterprise”, i cili synonte t’u hapte investitorëve të sektorit privat, të afërt me presidentin amerikan Donald Trump, 20 për qind të aktiviteteve komerciale dhe ngjarjeve të organizuara prej saj.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe presidenti i CONCACAF-it, Victor Montagliani, i kanë kërkuar Infantinos të japë dorëheqjen, duke kërkuar gjithashtu që rezervat financiare të rishpërndahen te federatat anëtare.

Ndërkohë, Infantino synon një mandat të tretë radhazi, në zgjedhjet që do të mbahen në Marok në mars të vitit 2027.

Madje, ai mund të kandidojë pa kundërshtarë, pasi deri më tani askush nuk ka shpallur kandidaturën kundër tij, ndërsa afati për dorëzimin e nominimeve përfundon më 18 nëntor./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Wayne Rooney me kritika të ashpra për Ronaldon, pas përplasjes me Jesusin

Wayne Rooney me kritika të ashpra për Ronaldon, pas përplasjes me Jesusin
14/10/2026 - 22:09

Wayne Rooney është përfshirë në polemikën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi....

Më shumëDetails

Zbulohen ‘gjasat’ e largimit të Lisandro Martinezit nga Unitedi, pas fjalëve të tij mbrëmë

Zbulohen ‘gjasat’ e largimit të Lisandro Martinezit nga Unitedi, pas fjalëve të tij mbrëmë
14/10/2026 - 21:09

Me Lisandro Martinezin që pritet të ndëshkohet nga Manchester Unitedi pas deklaratave të tij kundër drejtorit të futbollit, Jason Wilcox, sa gjasa ka që ai të largohet në...

Më shumëDetails

Kosova humb Hajdarin për ndeshjet e nëntorit

Kosova humb Hajdarin për ndeshjet e nëntorit
14/10/2026 - 18:05

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, ka njoftuar klubi i tij, Hoffenheim. Sipas njoftimit të klubit gjerman, Hajdari ka dëmtuar fascien plantare...

Më shumëDetails

Arbeloa gjobitet me gati 30 mijë euro, FA e ndëshkon për deklaratat ndaj gjyqtarëve

Arbeloa gjobitet me gati 30 mijë euro, FA e ndëshkon për deklaratat ndaj gjyqtarëve
14/10/2026 - 15:15

Trajneri i Fulhamit, Álvaro Arbeloa, është gjobitur me 25 mijë funte (rreth 30 mijë euro) nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pas deklaratave të tij kundër gjykimit në...

Më shumëDetails

‘Daily Mail’: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

‘Daily Mail’: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit
14/10/2026 - 13:19

Në Angli janë ndezur sirenat e alarmit që nga momenti kur doli në dritë raporti i IFR(Rregullatorit të Pavarur të Futbollit) që zbuloi se 94% e klubeve të...

Më shumëDetails

Del e pavërtetë lajmi se Messi do t’i dorëzojë “Topin e Artë” fituesit të këtij viti

Del e pavërtetë lajmi se Messi do t’i dorëzojë “Topin e Artë” fituesit të këtij viti
13/10/2026 - 19:11

Na ndajnë edhe 2 javë nga ceremonia e “Topit të Artë” të këtij viti. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë do të zhvillohet në kryeqytetin britanik, Londër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë