Uji ka vërshuar në akse të ndryshme rrugore, nënkalime dhe stacione të metrosë.
Reshjet e dendura të shiut që goditën lagjen Ayazaga, në distriktin Sariyer të Stambollit, bënë që rrugët të mbuloheshin nga uji, ndërsa dhjetëra automjete të parkuara u morën nga vërshimet dhe u tërhoqën zvarrë nga rrjedha e ujit.
TRT Haber dhe media të tjera kanë publikuar pamje të reja të momentit kur rrugët u përmbytën dhe automjetet u bartën nga uji.
Siç është njoftuar qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos kalojnë në rrugë të përmbytura dhe të qëndrojnë larg zonave ku ekziston rreziku i vërshimeve.














