Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza tregon që u takua me Kurtin para dy dite, ka disa porosi edhe për Shiroka-Pulën

15/10/2026 - 11:24
në Lajme
A A
Hamza tregon që u takua me Kurtin para dy dite, ka disa porosi edhe për Shiroka-Pulën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se para dy ditëve është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të folur për çështjen e gjykimit të katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë dhe strategjinë e nevojshme për mbrojtjen në Apel.

“Unë dhe kryeministri Kurti jemi takuar sërish para dy ditësh, për çka e falënderoj dhe si rrjedhojë e diskutimeve dje është miratuar themelimi i grupit punues për strategjinë shtetërore e mbrojtjes në fazën e Apelit. Ky është një hap i mirë. Por, tani duhet të kalojmë nga vendimet te veprimet. Na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore, me përgjegjësi të qartë, afate konkrete dhe rezultate të matshme që udhëhiqen nga interesi afatgjatë i shtetit tonë”, tha Hamza në Kuvend.

Ai tregoi edhe pritshmëritë që ka nga presidentja Justina Shiroka-Pula për mbrojtjen e luftës çlirimtare.

“Fillimi i punës së presidentes Shiroka-Pula e hap një kapitull të ri institucional që duhet të shoqërohet me përgjegjësi, përkushtim dhe përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë. Presim që mandati i saj të shoqërohet me angazhim të vazhdueshëm për procesin në Hagë, për respektimin e të drejtave të tyre dhe mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare. Presim ta përdorë autoritetin e institucionit të Presidencës për të komunikuar me partnerët ndërkombëtarë për t’ua shpjeguar kontekstin historik atyre që e kanë harruar dhe për të siguruar që zëri i shtetit tonë të jetë i pranishëm, i argumentuar dhe i dëgjuar kudo”.

Hamza tha se mbrojtja juridike në gjykatë dhe mbrojtja e vërtetës historike në arenën ndërkombëtare janë dy detyra të ndryshme, por tha se duhet të ecin krahas.

“Shteti të sigurojë mbështetjen e nevojshme. Ta prodhojë një strategji konkrete”.

Hamza tha se urgjente është edhe rritja e fondeve për mbrojtjen juridike.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti

Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti
15/10/2026 - 12:25

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka dalë në mbështetje të Daut Haradinaj, pas sulmeve që janë bërë ndaj tij nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kadrijaj në postimin e...

Më shumëDetails

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, reagon Rama: Nuk do të jap dorëheqjen

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, reagon Rama: Nuk do të jap dorëheqjen
15/10/2026 - 12:19

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara që kanë hyrë në ditën e tretë dhe që janë shoqëruar me përplasje të dhunshme në...

Më shumëDetails

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Rrahja brutale e Sanduloviqit, Haxhiu: Serbia është ende në vitet e ’90-ta, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt
15/10/2026 - 12:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë...

Më shumëDetails

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027
15/10/2026 - 12:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, do të përfshihet...

Më shumëDetails

Martesa mes gjinisë së njëjtë dhe lindja e fëmijës pa njërin prind, Kurti e mbështet dhe ironizon me Rrahmanin: Iu kanë bërë obsesion këto dy nene

Martesa mes gjinisë së njëjtë dhe lindja e fëmijës pa njërin prind, Kurti e mbështet dhe ironizon me Rrahmanin: Iu kanë bërë obsesion këto dy nene
15/10/2026 - 11:59

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin në lidhje me Kodin Civil, ku dy nene nga i cili flasin për martesën mes gjinisë së njëjtë...

Më shumëDetails

“Është dashur ta ruani kontributin pas luftës”, “faleminderit për ligjëratën” – replikat Hoti-Kadrijaj në Kuvend

“Është dashur ta ruani kontributin pas luftës”, “faleminderit për ligjëratën” – replikat Hoti-Kadrijaj në Kuvend
15/10/2026 - 11:47

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti replikoi me deputeten e Aleancës, Time Kadrijaj, e cila e pyeti nëse mund të sillet më herët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë