Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 26 tetor, në orën 11:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, mbledhja do të mbahet në sallën C-301, ndërsa një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Në rend dite është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare, ku parashihen miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Në fund të mbledhjes, sipas njoftimit, do të shqyrtohen edhe propozimet dhe kërkesat.














