SPAK ka thelluar hetimet për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria e Posaçme po e heton Hysenin edhe për veprat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.
Mësohet se prokurorët e posaçëm kanë gjetur disa dokumente gjatë kontrolleve, dhe dyshojnë se përmes një kompanie janë bërë transaksione në emër të të vëllait.












