Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj organizatorëve të protestave që u bën gjatë muajit shtator dhe tetor ku me ngulm kërkohej miratimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një prononcim për lajmi.net, Haradinaj ka thënë se protestat, të cilat fillimisht kishin bashkuar qytetarë e përfaqësues të partive të ndryshme, përfunduan duke u shfrytëzuar nga individë që, sipas tij, mendonin më shumë për zgjedhjet sesa për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Ai thotë se ata që tentuan të merrnin rolin kryesor në organizimin e protestave për përfitime politike, tani duhet të përballen me pasojat.
“E para kur protestat kthehen në teravi, normal që ato kanë me përfundu. Në protesta kur fshihet mendimi i vërtetë dhe mundohesh që me protesta të kesh zgjidhje që pastaj të përfiton dikush me vota, sidomos ata që dulen me marr protagonistin e protestave, unë mendoj që tash duhet me pagu çmimin. Iu ka dalë maska u ka hek mask atyne që kane menduar vetëm politikë dhe jo në lirimin e mirëfillt të ish-krerëve të UÇK-së”, tha Haradinaj për lajmi.net.















