Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është kritikuar për lëvizjen e Deklaratës së Pavarësisë dhe të fotos së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga zyra e Presidencës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Gazetari Gazmend Morina ka krtitkuar presidenten Justina Shiroka-Pula duke e quajtur “presidente shabllon”, duke thënë se nuk është i qartë qëndrimi i presidentes për çështje që, sipas tij, hyjnë në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese.
“Nuk e dimë ku është roli i saj karshi sigurisë kombëtare, Forcës së Sigurisë, në aspektin ndërkombëtar, njohjeve të Kosovës dhe diplomacisë në përgjithësi. Nuk e dimë qëndrimin e saj. Krejt e duam Pavarësinë e Kosovës, por çka bën në rrafshin ndërkombëtar?”, u shpreh ai.
Ai tha se Vjosa Osmani kishte qenë politikisht më e fuqishme.
“Vjosa Osmani ka qenë e fuqishme politikisht, ka qenë 100 për qind më kreative se kjo. Kjo është shkuar në një zyrë, si në Akademi të Shkencave. Nuk e ka haberin çka do të bëjë në të ardhmen, në kuadër të kompetencave të saj si presidente”, ka thënë Morina.














