Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se mbledhja do të vazhdojë në orën 12:00.
Kurse, deputeti Eman Rrahmani ka shprehur shqetësimin për mungesën e anëtarëve të komisionit pasi kjo sipas tij po e pengon punën e komisionit.
“Ky është një nga problemet që po e diskutojmë vazhdimisht, në qoftë se nuk jemi përgjegjës në këtë komision hetimor. Kjo e pengon krejt punën. Shumica nuk kanë pranuar përsëri që të jetë zyra e kryeministrit (që të raportojë), nëse është nevoja me ftu edhe kryeministrin. Vazhdojnë bllokada të tilla, vonesa të tilla. Është për keqardhje, shpresoj që të bëhen të përgjegjshëm”, ka thënë Rrahmani.
Në mbledhje ishin të pranishëm pesë nga 11 anëtarët e Komisionit: Adnan Rrustemi, Burim Ramadani, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Rrahmani dhe Emilija Rexhepi.
Në mbledhje munguan gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit: Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jovana Radosavljeviq














