Dje Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim që seanca ndaj Jeton Sylajt që mbahet nesër të jetë e mbyllur për publikun.
Sipas aktvendimit të Gjykatës të siguruar nga lajmi.net, vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë që kjo seancë të mbahet pa praninë e publikut pasi aty do të ketë informacione të ndjeshme që lidhen me jetën private dhe familjare të personave të përfshirë.
Seanca është caktuar të mbahet nesër, 12.11.2026, nga ora 11:00.














