Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se mbledhja do të vazhdojë në orën 12:00.
Kurse, deputeti Eman Rrahmani ka shprehur shqetësimin për mungesën e anëtarëve të komisionit pasi kjo sipas tij po e pengon punën e komisionit.
“Ky është një nga problemet që po e diskutojmë vazhdimisht, në qoftë se nuk jemi përgjegjës në këtë komision hetimor. Kjo e pengon krejt punën. Shumica nuk kanë pranuar përsëri që të jetë zyra e kryeministrit (që të raportojë), nëse është nevoja me ftu edhe kryeministrin. Vazhdojnë bllokada të tilla, vonesa të tilla. Është për keqardhje, shpresoj që të bëhen të përgjegjshëm”, ka thënë Rrahmani.













