Ishte viti 2017 kur presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nënshkruar kontratë lobimi me kompaninë amerikane “Ballard Partners”, por ishte atëherë shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, që më 2019 akuzonte Thaçin se po paguan miliona euro edhe për ndarjen e Kosovës.
Por 7 vite më vonë vet Konjufca tash ministër i jashtëm ka nënshkruar pikërisht me kompaninë e njëjtë kontratë për lobim në SHBA, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas kësaj kontrate Kosova paguan hiq më pak se 50 mijë dollarë në muaj për 1 vit rresht edhepse kosotoja përfundimtare mund të rritej.
Kontrata e Thaçit kishte qenë 52 mijë dollarë në muaj, dhe atëbotë Konjufca akuzonte atë se po paguan me taksa të qytetarëve për promovimin e vetes së tij dhe po ashtu lobim për ndarje të Kosovës./Veriu.info/














