Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor për vr’asjen e Arlinda Zekajt

18/11/2026 - 09:41
në Lajme
A A
Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor për vr’asjen e Arlinda Zekajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përplasje verbale ka pasur mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe anëtarit të Komisionit nga VV-ja, Armend Baloku, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Përplasja nisi pasi Rrahmani kërkoi nga eksperti Skender Kandiq të deklarohej nëse kishte konflikt interesi, duke ngritur dyshime për shkak të punës së tij të mëparshme në Qendrën për Punë Sociale (QPS).

“Sa i përket ekspertëve, eksperti Skender Kandiq me na tregu nese nuk ka konflikt interesi, unë sa e di kanë qenë pjesë e QPS-së atje”, pyeti ai.

Kandiq mohoi të ketë konflikt interesi, duke sqaruar se para luftës kishte punuar në QPS, ndërsa pas luftës kishte qenë drejtor në Spitalin Rajonal.

“Unë para luftës kam punuar me QPS, pas luftës kam qenë drejtor në spitalin regjional, nuk kam asnjë konflikt interesi”, tha ai.

Pas kësaj, anëtari i Komisionit nga VV-ja, Armend Baloku, kritikoi Rrahmanin, duke thënë se ai ka pasur mundësi ta shqyrtonte CV-në e ekspertit para votimit të tij.

Rrahmani iu kundërpërgjigj duke thënë se Kandiq është figurë politike dhe se deputetët e njohin të kaluarën e tij.

“Është figurë politike. E keni politizu këtë komision. Ka qenë kandidat për deputet, e njihni shumë mirë, mundeni me aktru”, tha ai.

Baloku reagoi duke thënë se aktrimi nënkupton veprim, ndërsa akuzoi Rrahmanin dhe rrethin e tij për mashtrim.

“Aktrimi nënkupton veprim, unë po veproj. Ndoshta ju dhe rrethi juaj jeni duke mashtruar. Dhe a është a nuk është keni pasur mundësi me hërrët. Ju bëni shoë dhe po i merrni elementet nga fusha ime”, tha ai.

Rrahmani vazhdoi përplasjen duke iu drejtuar Balokut me kritika për aktivitetin e tij.

“Rasti i rëndë jeni ju, sa që aktiviteti ja keni vënë emrin “Fara e Flliqt”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje do të intervistohen Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë; Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i QPS-së; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

JU REKOMANDOJMË

E thirri për kafe por në vend të saj e çoi në motel, 28 vjeçarja dyshohet se u dhu’nua nga i dashuri

E thirri për kafe por në vend të saj e çoi në motel, 28 vjeçarja dyshohet se u dhu’nua nga i dashuri
18/11/2026 - 08:52

Një 28 vjeçare ka denoncuar në polici të dashurin e saj për dhunim, pasi sipas saj ai e kishte marrë me veturë tek shtëpia për dalë për kafe,...

Më shumëDetails

Portretet e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës vendosen në Presidencë

Portretet e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës vendosen në Presidencë
18/11/2026 - 08:33

Në objektin e Presidencës së Kosovës janë bërë disa ndryshime. Në një pjesë të objektit janë vendosur portretet e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si dhe flamujt e...

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohet edhe kryetari i kësaj komune

Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohet edhe kryetari i kësaj komune
18/11/2026 - 08:03

Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës në familje do të intervistojë sot pesë dëshmitarë, përfshirë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin....

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri
17/11/2026 - 22:59

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje pritet të intervistojë nesër...

Më shumëDetails

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën
17/11/2026 - 22:40

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë dhe dënimin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Haxhiu ka...

Më shumëDetails

“As bateri, as filtra, as bojlera, as rrymë“, Eman Rrahmani i kërkon ministres të shkojë në shtëpi: E more në qafë një popull

“As bateri, as filtra, as bojlera, as rrymë“, Eman Rrahmani i kërkon ministres të shkojë në shtëpi: E more në qafë një popull
17/11/2026 - 22:31

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas lajmit se projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Paralajmërimi i fundit: Erëra të forta këtë ditë e presin Kosovën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë