Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj të dyshuarin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Suharekë, ku mbeti i vrarë një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Veriu.info mëson se i dyshuari që u arrestua është 60 vjeçari Rr. Hoti.
Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në parkingun e qendrës tregtare “Ben Center”.
Sipas raportimeve fillestare, problem që eskaloj në vrasje kishte nisur për një vendparkim./Veriu.info
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Vdes i plagosuri pas plagëve të marra me armë zjarri në Suharekë, dorasi i dyshuar në arrati













