Ka nisur rimbursimi i parave për qytetarët që u mashtruan nga Endrit Azemi, i cili dyshohet se përfitoi mbi 189 mijë euro duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia.
Ndërkohë, Policia Rajonale e Gjilanit ka dhënë dje detaje për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë rast.
Sipas Policisë, për mashtrimin në fjalë fillimisht ishte marrë informacion përmes rrugëve operative.













