Ish komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, ka rrëfyer disa nga detajet e arrestimit të tij, bastisjen në shtëpinë e djalit në Prishtinë dhe përballjen me Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai ka thënë se më 2 nëntor 2023 rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish kishin trokitur në derën e shtëpisë së djalit të tij në Prishtinë, ku ai po qëndronte atë natë.
“Absolutisht s’kam pasur asnjë ide”, ka deklaruar Kilaj në RTK Prime, duke treguar se autoritetet i kishin njoftuar vetëm për ekzistimin e një urdhërbastisjeje nga Dhomat e Specializuara.
Kilaj ka zbuluar se pas bastisjes ishte intervistuar nga hetuesit pa praninë e avokatit, pasi, siç ka thënë, nuk e kishte marrë seriozisht mundësinë se mund të kishte ndonjë problem ligjor.














