Zyra e Presidentit të Kosovës ka ndarë kontratë në vlerë prej 17 mijë e 604 eurosh për furnizim me laptopë të rinj.
Sipas njoftimit në platformën e-prokurimit, vlera e parashikuar ishte 20 mijë euro, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Në garë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë “FutureBITS” SH.P.K. më 23 nëntor 2026. Nënshkrimi ishte planifikuar për 24 nëntor.
















