Në mbledhjen e sotme të Kuvendit komunal të Mitrovicës situata ka eskaluar, ku në një konflikt fillimish verbal e më pas fizik u përfshin pushteti dhe opozita, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Lidhur me këtë ngjarje në emisionin Frontal në T7, ka folur kryesuesi i Kuvendit komunal të kësaj komune, Safet Kamberi.
‘’Besoj që u tejkalu si situatë, edhe pse ishte situatë jo e mirë. Ne ishim gjatë fillimit të seancës, po thuajse veç arritëm te miratimi i rendit të ditës, aty tani filloi jashtë rregullave disa përplasje të them kështu sporadike, mes ekzekutivit të një drejtori dhe anëtari të Kuvendit, dhe krejt ngjarja besoj aty që ndodhi’’, ka thënë ai mes tjerash.













