Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në të dy vendpunishtet janë konstatuar shkelje të rregullave të sigurisë, duke bërë që të merret vendim për ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati ka bërë të ditur se punimet nuk do të lejohen të vazhdojnë pa u përmbushur kushtet e nevojshme, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e jetës së punëtorëve.












