Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me veturat luksoze me të cilat ai lëviz.
Rrahmani ka deklaruar se vlera e xhipave me të cilët vozitet Kurti kalon 500 mijë euro.
“Janë bërë gjashtë vite në pushtet. Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro. Po mendojnë që krejt populli është duke jetuar në mënyrën imagjinare të Albin Kurtit. Kanë harruar se si jetojnë qytetarët”, ka deklaruar Rrahmani.
Kujtojmë se në të kaluarën, kur ishte në opozitë, Kurti ka qenë kritik i madh i veturave luksoze që vozitnin pushtetarët e atëhershëm: ai thoshte se po kanë shumë „xhipa të zinj”./Veriu.info













