Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nga 250 mijë euro, 10 mijë do t’i merrja unë”, çfarë deklaroi Endrit Azemi në Prokurori?

25/11/2026 - 19:32
në Lajme
A A
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 190 mijë euro u mblodhën për shërimin e Endrit Azemit nga Gjilani, i cili pretendonte se vuante nga Leukemia Akute. Por, 20-vjeçari u arrestua më 22 nëntor, nën dyshimin se kishte sajuar sëmundjen për të përfituar financiarisht nga qytetarët.

Në dëshminë e dhënë para prokurorisë, të cilën e ka siguruar Kiks Kosova, Azemi ka deklaruar se është shëndoshë e mirë dhe se asnjëherë nuk ishte diagnostikuar me Leukemi. Ai pretendon se ishte detyruar dhe kërcënuar nga 23-vjeçari Jon Sadiku për të realizuar mashtrimin.

Sipas tij, Sadiku kishte organizuar të gjithë planin, kishte falsifikuar dokumentet e spitalit Acibadem në Turqi dhe i kishte premtuar 10 mijë euro nga shuma e mbledhur.

Por, Sadiku i ka mohuar këto pretendime në një bisedë telefonike me Kiks Kosovën. Ai ka thënë se e kishte ndihmuar Endritin sepse kishte besuar se ishte i sëmurë, duke mohuar se e kishte kërcënuar, falsifikuar dokumente apo se kishte planifikuar të përfitonte para nga ky rast.

Ndërkohë, familjarët e Endritit kanë deklaruar se nuk kishin qenë në dijeni për mashtrimin. Motra e tij, pjesëtare e FSK-së, e cila kishte dalë publikisht për të kërkuar ndihmë financiare, dy ditë para arrestimit të tij, tha se vetullat dhe flokët 20-vjeçarit i kishin rënë nga mungesa e vitaminave.

Nga apeli për ndihmë u grumbulluan 189 mijë e 206 euro e 8 centë. Sipas informatave të Kiks Kosovës, as Endriti dhe as familjarët e tij nuk kanë shpenzuar para nga kjo shumë. Llogaritë bankare të tyre janë bllokuar, ndërsa fondet e mbledhura përmes GoFundMe u janë kthyer donatorëve.

Ndërkohë, Kiks Kosova mëson se organet e hetuesisë kanë nisur të sigurojnë listat e personave të cilët kanë dhënë donacione në sheshin e qytetit të Gjilanit, në mënyrë që të gjithë të marrin paratë e tyre mbrapsht.

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët

Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët
25/11/2026 - 19:22

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me veturat luksoze me të cilat ai lëviz. Rrahmani ka deklaruar se vlera e xhipave me të...

Më shumëDetails

Kurti në Bruksel: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë ter’roristin Radojiçiq, Vuçiq e mbante më afër se truprojet e tij

Kurti në Bruksel: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë ter’roristin Radojiçiq, Vuçiq e mbante më afër se truprojet e tij
25/11/2026 - 18:52

Në fjalën e tij, Kurti ka kërkuar edhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht të marrëveshjes për mobilitetin, për të mundësuar njohjen e diplomave...

Më shumëDetails

Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh

Canaj: Emri dhe mbiemri Albin Kurti, po i pengon raportet ShBA-Kosovë
25/11/2026 - 18:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që vendit t’i jepet sa më parë statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë mbërritjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor,...

Më shumëDetails

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta
25/11/2026 - 17:52

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas pretendimeve për një përleshje fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Përmes...

Më shumëDetails

Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike
25/11/2026 - 17:45

Pas përplasjes së sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ka reaguar ish nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili ka kritikuar ashpër qeverisjen komunale, duke e cilësuar atë...

Më shumëDetails

Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi
25/11/2026 - 17:34

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit komunal të Mitrovicës situata ka eskaluar, ku në një konflikt fillimish verbal e më pas fizik u përfshin pushteti dhe opozita, shkruan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë