Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka u fol sot për rrymën në Kuvend?

20/01/2022 - 14:05
në Kryesore, Lajme
A A
Çka u fol sot për rrymën në Kuvend?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar të enjten, 20 janar, për çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë për rritjen e çmimit.

Deputetët e partive opozitare kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe i kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë.

Ata ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u ka thënë deputetëve se po manipulojnë me shifrat për rritje të çmimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në proces do të kenë një mocion procedural që lidhet me këtë çështje dhe ka ftuar partitë tjera në Kuvend që ta mbështesin.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin Kurti se është i paftë ta menaxhojë situatën.

“Qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritje të çmimit të energjisë përreth 300 për qind”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se janë mbi 200 mijë familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat.

Sipas tij, Kosova po bëhet një nga shtetet me çmimin më të lartë të energjisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se për situatën e krijuar edhe me çështjen e energjisë elektrike fajtore janë qeveritë e kaluara.

“Nuk është Lëvizja Vetëvendosje që solli këtë gjendje, janë veprimet apo mosveprimet e partive që ishin në pushtet, të cilat e sollën faturën që sot po ballafaqohemi të gjithë”, ka thënë Kusari Lila.

Kurti: Kemi paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se totali i gjenerimit të energjisë elektrike, me kapacitet vendor më 19 janar ka qenë 727 megavat, ndërkaq konsumi ka arritur deri në 1,317 megavat.

Sipas Kurtit, importi ka qenë mbi 10 gigavat orë.

Kurti ka thënë se çmimi bazë për megavat në orë ka qenë 227 euro, ndërkaq çmimi maksimal 245 euro.

“Nëse marrim përafërsisht 240 euro një megavat orë që e kemi blerë, në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm, në kushtet kur konsumojmë shumë më tepër se gjenerojmë, kur e shumëzojmë, del se dje, më 19 janar, kemi paguar për import të energjisë, 2.5 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

“Ku t’i marrim 2.5 milionë euro? Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë”, ka thënë Kurti.

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Siç shpjegohet në Raportin Konsultativ të ZRRE-së, rritja e çmimit të energjisë prek vetëm dy kategori të amvisërive, D dhe E, përkatësisht ata qytetarë që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.

Për kategorinë D, që shpenzon 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj, fatura pritet të rritet për 12 euro e 31 centë.

Për qytetarët në kategorinë E, që shpenzojnë 1000 kilovatë orë energji elektrike në muaj, fatura pritet të rritet për 24 euro e 62 centë.

Që rritja e faturave të energjisë elektrike të mos jetë aq e lartë dhe të mos bëhet e papërballueshme për një kategori të qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi.

Këto subvencione vlejnë edhe për bizneset, për të cilat – edhe pas propozimit të ZRRE-së nëse miratohet – nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës.

Faturat me rritje, në rast se propozimi i ZRRE-së kalon, do të fillojnë nga data 1 shkurt 2022 dhe shqyrtimi i rregullt i tyre pritet të bëhet në muajin mars të vitit 2023.

JU REKOMANDOJMË

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan
07/10/2026 - 00:58

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas miratimit të ndryshim-ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai ka thënë se kjo është një fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve
07/10/2026 - 00:39

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka folur pas zgjedhjes në këtë post. Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën...

Më shumëDetails

Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time
07/10/2026 - 00:35

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj në postin e kryetares së shtetit. Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani...

Më shumëDetails

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje
07/10/2026 - 00:32

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Presidentes së re të Kosovës. Përmes një postimi, Bajrami ka thënë se qëndrimi i...

Më shumëDetails

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula
07/10/2026 - 00:30

Justina Shikroka – Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Pas votimit, ajo është betuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndrysje, Justina Shiroka - Pula u...

Më shumëDetails

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes
07/10/2026 - 00:26

Partia Demokratike e Kosovës i është gëzuar miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës. Ata po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1044 Shpërndaje
    Shpërndaje 418 Tweet 261
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë