Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë

04/12/2022 - 17:29
në Sport
A A
FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në FIFA ndaj fyerjes së rëndë të trajnerit të Përfaqësueses së Serbisë dhe veprimeve raciste të tifozëve serbë në ndeshjen e Kupës së Botës, Zvicër – Serbi, e zhvilluar më 2 dhjetor.

Shfaqja e slloganeve me mesazhe politike dhe thirrjet raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan po thuajse gjatë tërë ndeshjes dhe për to raportuan edhe mediat botërore.

Është e pakuptimtë dhe absurde urrejtja me të cilën është ushqyer ndër vite opinioni në shtetin fqinj ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, në vend se të angazhoheshin për dorën e pajtimit dhe të kërkimfaljes.

FFK ka parashtruar ankesë me dëshmitë e nevojshme në FIFA edhe për këtë rast, pak ditë pas ankesës lidhur me shfaqjen e pankartës në zhveshtoren e Përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg eventeve si Kupa e Botës.

Thirrjet e tilla nga tifozët e një ekipi pjesëmarrës në Kupën e Botës, nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Federata e Futbollit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të saj, por njëherësh edhe në mbrojtje të vlerave që përçon futbolli në përgjithësi, e që janë uniteti mes njerzëve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithpërfshirje.

Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kenë vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori “Katari 2022”.

JU REKOMANDOJMË

PSG pranë rinovimit me Luis Enriquen

PSG pranë rinovimit me Luis Enriquen
11/04/2026 - 11:41

Paris Saint-Germain është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me trajnerin Luis Enrique, e cila pritet ta mbajë atë në krye të ekipit deri në vitin...

Më shumëDetails

Drejtori sportiv i Barcelonës flet për një rikthim të mundshëm të Messit

Drejtori sportiv i Barcelonës flet për një rikthim të mundshëm të Messit
11/04/2026 - 11:25

Drejtori sportiv i Barcelona, Deco, ka hedhur poshtë zërat për një rikthim të mundshëm të Lionel Messi në “Camp Nou”, duke e quajtur këtë çështje të mbyllur dhe...

Më shumëDetails

Ylli spanjoll nuk dëshiron të rikthehet te Real Madridi dhe preferon kalimin te Barcelona

Ylli spanjoll nuk dëshiron të rikthehet te Real Madridi dhe preferon kalimin te Barcelona
11/04/2026 - 11:23

Barcelona ka vënë në shënjestër Victor Munoz, i cili thuhet se po ndërmerr hapa që mund të rrisin shanset e tij për t’u transferuar te klubi katalanas në...

Më shumëDetails

Muriqi në prag të historisë me Mallorcan, projektohet edhe rikthimi tek Fenerbahce në Turqi

Muriqi në prag të historisë me Mallorcan, projektohet edhe rikthimi tek Fenerbahce në Turqi
10/04/2026 - 18:42

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po kalon një tjetër sezon fantastik në aspektin personal në La Liga me fanellën e RCD Mallorca, duke u afruar gjithnjë e më shumë...

Më shumëDetails

Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta humbnim finalen ndaj Turqisë

Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta humbnim finalen ndaj Turqisë
09/04/2026 - 23:01

Protagonisti i madh i javëve të fundit, Vedat Muriqi, i cili vazhdon të thyejë rekorde në La Liga me Real Mallorcan, merr frymë pas dy javësh intensive në...

Më shumëDetails

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletiko, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletiko, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs
09/04/2026 - 16:59

Ndeshja mes Barclonës dhe Atleiko Madridit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës madrilene, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League, ka ngjallur reagime të shumta. Ishte gjyqtari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndrron jetë në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë