Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë

04/12/2022 - 17:29
në Sport
A A
FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në FIFA ndaj fyerjes së rëndë të trajnerit të Përfaqësueses së Serbisë dhe veprimeve raciste të tifozëve serbë në ndeshjen e Kupës së Botës, Zvicër – Serbi, e zhvilluar më 2 dhjetor.

Shfaqja e slloganeve me mesazhe politike dhe thirrjet raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan po thuajse gjatë tërë ndeshjes dhe për to raportuan edhe mediat botërore.

Është e pakuptimtë dhe absurde urrejtja me të cilën është ushqyer ndër vite opinioni në shtetin fqinj ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, në vend se të angazhoheshin për dorën e pajtimit dhe të kërkimfaljes.

FFK ka parashtruar ankesë me dëshmitë e nevojshme në FIFA edhe për këtë rast, pak ditë pas ankesës lidhur me shfaqjen e pankartës në zhveshtoren e Përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg eventeve si Kupa e Botës.

Thirrjet e tilla nga tifozët e një ekipi pjesëmarrës në Kupën e Botës, nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Federata e Futbollit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të saj, por njëherësh edhe në mbrojtje të vlerave që përçon futbolli në përgjithësi, e që janë uniteti mes njerzëve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithpërfshirje.

Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kenë vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori “Katari 2022”.

JU REKOMANDOJMË

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës
28/06/2026 - 17:43

Mbrëmë u mbyll raundi i tretë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Sajti i njohur i statistikave, “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj...

Më shumëDetails

Chelsea gati të thyejë politikën e transferimeve për Granit Xhakën

Formacioni aktual i Botërorit, edhe Xhaka në 11-shen më të mirë
28/06/2026 - 15:22

Interesimi i Chelseat për Granit Xhakën tregon një ndryshim në qasjen e klubit londinez, i cili tani është më i gatshëm të transferojë futbollistë me përvojë, nëse ata...

Më shumëDetails

Alarm për Egjiptin, Salah rrezikon të humbasë duelin me Australinë

Alarm për Egjiptin, Salah rrezikon të humbasë duelin me Australinë
28/06/2026 - 15:10

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është në dyshim për ndeshjen e së premtes ndaj Australisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, pasi ka pësuar...

Më shumëDetails

Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit

Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit
28/06/2026 - 10:28

Faza e grupeve të Botërorit 2026 ka ardhur drejt fundit. Dramë, befasi dhe emocione përcollën gjatë tërë ndeshjeve që u zhvilluan aty, ashtu siç di Botërori të dhurojë....

Më shumëDetails

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit
28/06/2026 - 10:22

Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë në histori. Ky edicion është bërë i pari që ka 3 shtete nikoqire, diçka që s’ka ndodhur më parë si dhe...

Më shumëDetails

Kroacia tenton fitoren dhe kualifikimin ndaj Ganës, publikohen formacionet

Kroacia tenton fitoren dhe kualifikimin ndaj Ganës, publikohen formacionet
27/06/2026 - 22:27

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit L. Kroacia, përballet në ndeshjen jetike ndaj Ganës në Philadelphia, e cila premton të dhurojë spektakël. Një fitore e Kroacisë do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë

    Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë