Mëngjesin e së hënës një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Palaj në Obiliq.
Në këtë aksident ishin përfshirë një autobus dhe një veturë.
Gazeta Infokus ka siguruar pamje ekskluzive të aksidentit, ku shihet se derisa vetura ishte duke tejkaluar një veturë tjetër është përplasur me autobusin i cili ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se nga ky aksident janë lënduar katër persona të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.
Ndërkaq, turpi i viktimës më vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Më poshtë gjeni pamjet e aksidentit:













