Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësimin për importin e energjisë elektrike, duke bërë të ditur se vendi sot do të importojë rrymë gjatë të gjitha orëve të ditës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas saj, piku i importit pritet të arrijë në 436 MWh, me një kosto prej rreth 124 mijë eurosh për një orë, bazuar në çmimin e bursës HUPX, pa përfshirë bartjen.
Ymeri ka theksuar se çmimi përfundimtar do të kuptohet pas shqyrtimit të tarifave të reja të energjisë, ndërsa ka kritikuar Qeverinë për prioritetet buxhetore, duke thënë se me këto mjete mund të bliheshin shtretër e çarçafë për spitale.













