Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmohet Vuçiq: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

09/10/2026 - 09:59
në Kryesore, Lajme
A A
Alarmohet Vuçiq: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se partitë shqiptare në Serbi janë bashkuar për herë të parë për të garuar së bashku në zgjedhje, duke thënë se në këtë proces ka ndikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe faktorë të jashtëm.

Vuçiq, në deklarimin e tij, ka përmendur Shaip Kamberin, të cilin e ka cilësuar me gjuhë fyese, duke thënë se ai është vendosur në krye të listës së përbashkët, ndërsa përfaqësuesit e dy partive të tjera janë renditur në pozitat e dyta dhe të treta.

Sipas Vuçiqit, bashkimi i partive shqiptare synon ta çojë çështjen e Luginës së Preshevës në një nivel më të lartë të vëmendjes ndërkombëtare.

Ai ka pretenduar se në këtë proces rol kanë edhe përfaqësues amerikanë dhe evropianë, duke përmendur kongresistin amerikan Joe Wilson. Vuçiq ka pretenduar gjithashtu se Wilson financohet nga persona të lidhur me shqiptarët, por nuk ka paraqitur prova për këto akuza në deklarimin e tij.

“Mund ta shihni tani në zgjedhje atë që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse nuk i ka bashkuar vetëm Kurti, por edhe faktorë të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, ata po garojnë të gjithë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në pozitat e dytë dhe të tretë. Pra, të tria partitë janë bashkuar. Ata kanë ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Dhe mendojnë ta çojnë këtë çështje në një nivel më të lartë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Wilson, të cilin e paguan Bajraktari. Bajraktari është mbështetës i Kurtit dhe e paguan atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se përmes kontakteve me përfaqësues ndërkombëtarë, partitë shqiptare do të përpiqen ta ndërkombëtarizojnë çështjen e Luginës së Preshevës dhe të kërkojnë më shumë vëmendje për të.

Në deklarimin e tij, Vuçiq ka përmendur edhe bashkëpunimin me kryetarin e Komunës së Bujanocit, duke thënë se, pavarësisht investimeve në infrastrukturë dhe përpjekjeve për bashkëpunim, këto veprime nuk janë të mjaftueshme për ta penguar ndikimin e faktorëve të jashtëm.

“Dhe më kot ne bëjmë gjithë ato që bëjmë. Ndërtojmë rrugë, bashkëpunojmë edhe me kryetarin e tyre të Komunës së Bujanocit dhe me të gjithë të tjerët. Unë përpiqem të bëj gjithçka që mundem, por e shihni se kurrë nuk është mjaftueshëm. E shihni se ekziston një faktor i jashtëm që do të vazhdojë ta shtyjë këtë çështje përpara. Vetëm mos mendoni se jam budalla”, ka thënë Vuçiq.

JU REKOMANDOJMË

“Minatorët mbetën për orë të tëra nën tokë”, “Nuk duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të veprohet” – avaria në Trepçë dhe siguria e punëtorëve

“Minatorët mbetën për orë të tëra nën tokë”, “Nuk duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të veprohet” – avaria në Trepçë dhe siguria e punëtorëve
09/10/2026 - 09:51

Më 7 tetor në orët e mbrëmjes ndodhi një avari në Trafon Tuneli, më saktësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me...

Më shumëDetails

Gruaja nga Kosova parandalon përhapjen e zjarrit në një ndërtesë në Zvicër, flakët i shuan me kova uji

Gruaja nga Kosova parandalon përhapjen e zjarrit në një ndërtesë në Zvicër, flakët i shuan me kova uji
09/10/2026 - 09:39

Një zjarr e pa në ballkon, në ndërtesën ku banon, në Rothrist të Zvicrës. E me të parë flakët, shqiptarja 60 vjeçare, Shadije A. nuk ka hezituar që...

Më shumëDetails

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim
09/10/2026 - 09:18

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka sqaruar efektet juridike të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të iniciuara nga PDK-ja dhe të miratuara në...

Më shumëDetails

Në Bonn të Gjermanisë sot kundërshtohet vendimi i Speciales ndaj çlirimtarëve

Në Bonn të Gjermanisë sot kundërshtohet vendimi i Speciales ndaj çlirimtarëve
09/10/2026 - 08:12

Protesta me moton “Jo në emrin tim” është paralajmëruar të mbahet sot në qytetin e Bonnit, në Gjermani. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, protesta do të mbahet...

Më shumëDetails

“Kemi rezerva të thella ndaj Speciales” – Çka deklaronte Justina Pula për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Kemi rezerva të thella ndaj Speciales” – Çka deklaronte Justina Pula për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
09/10/2026 - 08:02

Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kishte reaguar ndaj vendimit për dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Pas vendimit, me të cilin...

Më shumëDetails

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë
09/10/2026 - 07:38

Analisti Agon Maliqi, ka thënë se opinioni nuk duhet të ngutet me kritika ndaj presidentes Justina Shiroka Pula, në lidhje me stafin e saj. Ai tha se ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë