Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ali Ahmeti i reagon Kurtit: Të kanë informuar gabim, po ia bën argatin të keqes

02/06/2026 - 08:38
në Kryesore, Lajme
A A
Ali Ahmeti i reagon Kurtit: Të kanë informuar gabim, po ia bën argatin të keqes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të bëra në intervistën e mbrëmshme në Kanal 10, duke thënë se ai është informuar gabim për realitetin politik në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim publik, Ahmeti tha se shqetësimi i tij është kombëtar dhe jo partiak, duke theksuar se disa qëndrime po dëmtojnë arritjet historike të shqiptarëve.

“Të nderuar vëllezër e motra, sonte dua para jush të shpreh edhe një shqetësim, jo partiak, por kombëtar. Ca prej nesh në Shkup, por edhe në Prishtinë dhe Tiranë, me vetëdije ose jo, po ia bëjnë argatin të së keqës.”

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, Ahmeti vlerësoi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën tha se ka qenë baza e avancimit të të drejtave të shqiptarëve dhe një nga themelet e proceseve që lidhen me shtetësinë e Kosovës.

“I dashur Albin, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 është gurthemeli edhe i planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës. Për këtë marrëveshje, gjak derdhën edhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe Shqipëria.”

Ahmeti theksoi se marrëveshja, ndonëse kompromis, ka sjellë përfitime të mëdha për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë marrëveshje, unë e lash këtë vend me gjuhë shqipe zyrtare, me flamur kombëtar zyrtar, me tre universitete në gjuhën shqipe, me mbi 25 mijë administratorë shqiptarë, me Kryeministër shqiptar, me Kryeparlamentar shqiptar dhe me pafund institucione shtetërore të drejtuara nga shqiptarë.”

Ai kujtoi gjithashtu bashkëpunimin institucional me Kosovën gjatë kohës sa ishte pjesë e qeverisë.

“Qeveria ime, Albin, të ftoi në Shkup për mbledhje të përbashkët ku fole shqip, edhe ti edhe ministrat e mi, nga fillimi gjer në fund.”

“Qeveria ime e la të gatshme rrugën Shkup–Bllacë, kufirin e përbashkët me Kosovën, kalimin e kufirit me letërnjoftim, ndërtoi Korridorin 8, realizoi projektin për rrugën Tetovë–Prizren dhe ta dha ty të gatshëm para pesë viteve, bashkë me 11 marrëveshje tjera bilaterale.”

Më tej, Ahmeti kundërshtoi deklaratat e Kurtit për respektimin e vullnetit të qytetarëve, duke thënë se koalicioni VLEN nuk përfaqëson shumicën e votuesve shqiptarë.

“Mbrëmë fole që duhet respektuar vullnetin e popullit. Pajtohem, por edhe këtu të kanë informuar gabim. VLEN nuk e ka vullnetin e popullit, nuk e ka legjitimitetin e votës sepse i humbi zgjedhjet dhe hyri në Qeveri si i preferuar i VMRO-së, e jo i shqiptarëve.”

Sipas Ahmetit, mungesa e legjitimitetit politik ka pasoja të drejtpërdrejta për shqiptarët.

“E kur nuk e ke vullnetin e popullit për ta përfaqësuar, bëhesh hyzmeçar. Nuk mundesh me e mbrojt gjuhën se ta heqin siç ta hoqën, flamurin ta nëpërkëmbin, administratorët t’i dëbojnë nga puna dhe institucionet t’i mbyllin dyert për shqiptarët.”

Në fund të reagimit, lideri i BDI-së ngriti shqetësime për ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar emërimin e Ivan Stoilkoviqit në postin e ministrit përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Dhe së fundmi, Serbia ka shkel me dy këmbë në Maqedoni, Albin. Ministër i Marrëveshjes së Ohrit është Ivan Stoilkoviqi, i cili sot është në Kinë, dje në Rusi, e çdo ditë në Beograd e Banja Llukë.”

“Ministër të gjakut të dëshmorëve shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria e kanë bërë argatin e Putinit e Vuçiqit”, deklaroi Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Antonio Costa në turneun ballkanik, sot ndalet në Shqipëri – nesër vjen në Kosovë

Antonio Costa në turneun ballkanik, sot ndalet në Shqipëri – nesër vjen në Kosovë
02/06/2026 - 08:30

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të turneut ballkanik sot do të ndalet Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi...

Më shumëDetails

Taksa 10 euro për të hyrë në Prishtinë, drejtori Braha jep detaje nga ky propozim?

Taksa 10 euro për të hyrë në Prishtinë, drejtori Braha jep detaje nga ky propozim?
02/06/2026 - 08:10

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka folur lidhur me propozimin për vendosjen e një tarife prej 10 eurosh për hyrjen në...

Më shumëDetails

Tërmet i fortë me magnitudë 6.2 “godet” këtë vend

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
02/06/2026 - 07:58

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 u regjistrua në orën 00:12 të mëngjesit në brigjet e Kalabrisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se tërmeti ishte me epiqendër...

Më shumëDetails

9-vjeçarja në fushatën e VV-së, Maxhuni: E mjerueshme, Kurti është dashur ta ndalojë (Video)

9-vjeçarja në fushatën e VV-së, Maxhuni: E mjerueshme, Kurti është dashur ta ndalojë (Video)
01/06/2026 - 23:19

Kandidati i PDK-së për deputet, Lorik Maxhuni ka folur lidhur me përfshirjen e një vajzë 9-vjeçare në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova...

Më shumëDetails

Lushtaku: Për Kurtin është i mirë veç ai që ka vdek në front të luftës, jo ai që ka shpëtu

Lushtaku: Për Kurtin është i mirë veç ai që ka vdek në front të luftës, jo ai që ka shpëtu
01/06/2026 - 23:10

Duke folur për fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet Mergim Lushtaku tha se mesazhi kryesor i partisë së tij është ndalja e krizës që po...

Më shumëDetails

Nushi me video: Qe pse Kurti e çon vajzën e tij në shkollë të Norvegjisë dhe keqpërdor vajza të Kosovës për fushatë

Nushi me video: Qe pse Kurti e çon vajzën e tij në shkollë të Norvegjisë dhe keqpërdor vajza të Kosovës për fushatë
01/06/2026 - 23:01

Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi me anë të një video ka shpjeguar se përse sipas tij, Albin Kurti e dërgon vajzën e tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse Albin Kurti dëshiron t’i shpëtojë nga falimentimi “Prishtina Ticket (GP Aviation) dhe kompaninë e djalit të axhës së Luan Dalipit?

    Pse Albin Kurti dëshiron t’i shpëtojë nga falimentimi “Prishtina Ticket (GP Aviation) dhe kompaninë e djalit të axhës së Luan Dalipit?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Jeta Statovci pas shkarkimit të vëllait nga RTK: Thellësisht zhgënjyese, kjo është më e rëndë se hakmarrja politike

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mërgimtari nga Gjermania e kërcënon haptazi Valon Sylën: “Me ba me zatet, drejt e ne spital ka me shku”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari Halili dyshon se IPKO po kryen hajni: Për 8 GB më kanë faturuar 80, pa kurrfarë njoftimi e kontrate

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë