Dani Alves e ka pranuar se Cristiano Ronaldo është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.
Përballjet mes brazilianit dhe portugezin ishin të shumta gjatë kohës kur ata luanin në La Liga, te Barcelona, respektivisht Real Madridi – transmeton Gazeta Express.
Alves së fundmi dha një intervistë për “ESPN”, aty ku u pyet edhe për Ronaldon.
Dhe, 39-vjeçari nuk hezitoi të pranonte se Ronaldo është futbollisti kundërshtar më i vështiri ndaj të cilit ka luajtur.
“Cristiano Ronaldo, ky bastard nuk të lë të marrësh frymë asnjë sekondë. Nuk kam bërë shumë keq ndaj, por është e vështirë. Ai është një makinë shënimi”, tha ai.