Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ishte më i miri në fushë gjatë ndeshjes mes Burnleyt dhe Brentfordit që u mbyll me fitore të vendasve me rezultatin 2:1
Muric bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen e tij të parë në Premier League me fanellën e Burnleyt.
Sipas “Sofascore”, Muric ishte më i miri në fushë me notën 8.3, duke bërë pesë pritje, 47 prekje të topit dhe 21 pasime të sakta nga 31 tentime.
Kujtojmë që Burnley po tenton mbijetesën këtë sezon dhe deri tani ka grumbulluar 17 pikë në pozitën e parafundit në Premier League (19).