Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

10/09/2026 - 09:58
në Lajme
A A
Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mjek i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq është arrestuar pasi nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës për një grua që u gjet pa shenja jete e vdekjen e të cilës e kishte konfirmuar ai vetë.

Policia tha se me datën 09.09.2026, rreth orës 10:50, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në rrugën “Dositej Obradoviq” në Leposaviq dyshohej për një rast të vdekjes së dyshimtë.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me familjarët e viktimës, M.M., e lindur në vitin 1997, të cilët kanë deklaruar se viktimën e kishin gjetur pa shenja jete rreth orës 07:00”.

Për mjekun kujdestar, policia tha se kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte konstatuar vdekjen e viktimës, mirëpo për rastin Policia nuk ishte njoftuar nga stafi mjekësor.

“Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit rajonalë kanë pranuar informacione se viktima kishte pasur probleme psikike dhe se kishte përdorur medikamente kundër depresionit. Lidhur me rrethanat e rastit dhe detyrimin për njoftimin e Policisë, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq, për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale””.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar që çdo rast të dyshimtë ta trajtojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në bashkëpunim me organet kompetente”.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula, ka përkujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor. Ajo tha se derisa krerët e UÇK’së sot po përballën me gjyqin në Hagë, “është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës”. “Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, shkroi ajo. Postimi i plotë: 28 Nëntori është ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës. Në këtë ditë shënojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe nderojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Sot, kur krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri. Adem Jashari dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën mbeten pjesë e përhershme e lavdisë dhe e kujtesës sonë kombëtare. Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri!

28/11/2026 - 10:14

Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula, ka përkujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor. Ajo tha...

Më shumëDetails

Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar

Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
28/11/2026 - 09:55

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë së 114, ta lidhë me aspiratën për anëtarësimin në Bashkimin Europian të vendit.Në...

Më shumëDetails

29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
28/11/2026 - 09:52

Më 28 nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) doli publikisht në skenë gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt. Ky moment...

Më shumëDetails

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale
28/11/2026 - 09:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka rikujtuar zhvillimet historike që i paraprinë 28 Nëntorit të vitit 1912, duke u ndalur...

Më shumëDetails

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë