Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Automjeti i QKMF-së së Mitrovicës me muaj duke qendruar në oborrin e një auto-servisi të pa autorizuar në Vushtrri, Drejtoria e Shëndetësisë nuk tregon ku është aksidentuar (Foto)

11/11/2024 - 16:43
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Automjeti i QKMF-së së Mitrovicës me muaj duke qendruar në oborrin e një auto-servisi të pa autorizuar në Vushtrri, Drejtoria e Shëndetësisë nuk tregon ku është aksidentuar (Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës që udhëhiqet nga drejtori Fahri Shabani tashmë njihet për shumë skandale të bëra nga drejtori me ekipin e zyrtarëve që e udhëheqin, përfshirë skandalin e marrëveshjes me laboratorin “Avicena”, pagesa të kundërligjshme si avans ndaj kompanive për ndërtimin e QMF-ve, lënie pas dore me vite të veturave zyrtare në parkingje private në qytete jashtë Mitrovicës, dhe jo vetëm.

Veriu.info prej dy javësh është duke hulumtuar edhe për një keqmenaxhim në Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës të udhëhequr nga drejtori Fahri Shabani, ku një automjet i aksidentuar që shërben për nevojat e sektorit të shëndetësisë në QKMF-së është lënë i aksidentuar në një punëtori mekanike të një kompanie private në Vushtrri.

Në fund të muajit tetor sinjalizues nga QKMF e Mitrovicës kishin raportuar rastin në Veriu.info, duke treguar se automjeti nuk po rregullohet dhe po qendron me muaj në një servis të paautorizuar në Vushtrri.

Pas publikimit të shkrimit për furgonin që qendronte në një parking të një restoranti në Vushtrri, burime të Veriu.info bëjnë të ditur se me kërkesës të Drejtorisë së Shëndetësisë të dy automjetet janë sjellë në parkingun e QKMF-së në Mitrovicë.

Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”

Por Veriu.info posedon fotografi të muajit të kaluar, ku shihet automjeti zyrtar me targa 02-373-FK në oborrin e një servisi të paautorizuar, pra të një servisi që nuk ka marrëdhënie kontraltuale me Komunën e Mitrovicës.

(Foto: Automjeti në fund të muajit tetor 2024 në oborrin e auto-servis “Osmani” në Vushtrri, në kohën e nisjes së hulumtimit nga Veriu.info)

Në fillimisht kemi dërguar pyetje në Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës, përmes zyres për infomim, për t’i pyetur për akisdentimin e këtij automjeti zyrtar.

Në pyetjen se ku gjendet automjeti i sektorit te shëndetësisë me targa 02 373 FK dhe se a gjendet në hapësirat e dedikuara për automjete pranë institucioneve shëndetësore/komunale në Mitrovicë, Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës është përgjigjur, duke futur në ‘cc’ Drejtorinë e Shëndetësisë, Fahri Shabani dhe drejtorin e QKMF-së, Fevzi Sylejmani, duke thënë: “Automjeti me Targat 02-373-FK pas aksidentit gjendet ne hapësirat  e dedikuara për automjetet e parkut vozitës të QKMF”, por që nuk kanë treguar se automjeti është sjellë në Mitrovicë vetëm pas nisjes së hulumtimit nga Veriu.info në fund të muajit tetor 2024.

(Foto: Automjet i kthyer në fillim të muajit nëntor 2024 në parkingun e QKMF-së në Mitrovicë, pas nisjes së hulumtimit nga Veriu.info)

Ndërsa, në pyetjen se kur është aksidentuar dhe a është rregulluar, në mënyrë që të hyjë në funksion të ofrimit të shërbimit për pacientë, Drejtoria e Shëndetësisë për Veriu.info ka thënë: “Automjeti është aksidentuar me datën 28-12-2023 dhe nuk është rregulluar për shkak mungesës se kontratës në kohën kur është ka pësuar aksident (kontrata me nr prokurimit 642-20-920-2-1-1 nr brendshëm 642/20/007/211 e aplikueshme prej  datës 17/07/2020 deri 16/07/2023) d.m.th.  aksidenti  ka qenë në periudhën kohore qe nuk kemi pas mbuleshmeri me kontratë. Kontrata e re është e aplikueshme prej  19/06/2024”.

Kjo përgjigje e Drejtorisë së Shëndetësisë bie në kundërshtim të plotë me vetëveten, pasi që fillimisht thuhet se vetura është aksidentuar në dhjetor 2023 dhe nuk është rregulluar pasi që kontrata e vitit të kaluar për mirëmbajtje të automjeteve kishte skaduar më 17 korrik 2023, ndërsa në pjesën e dytë thuhet se kontrata e re është nënshkruar më 19 qershor 2024, por që faktikisht akoma nuk është rregulluar automjeti. Pra, nëse në momentin e aksidentimit ka qenë problem mungesa e kontratës, shtrohet pyetja pse nuk është rregulluar prej qershorit me kontratën e re?!

Veriu.info mëson se arsyeja pse nuk është rregulluar automjeti as me kontratën e re, ani pse ka rreth pesë muaj që është nënshkruar, është sepse në kontratën e re nuk janë të parapara gjitha pjesët e automjetit të aksidentuar.

Të pyetur nga Veriu.info se në momentin e aksidentimit a ka qenë në udhëtim zyrtar automjeti dhe në cilin vend është aksidentuar, Drejtoria e Shëndetësisë ka thënë se automjerti i aksidentuar ka qenë në kryerjen e aktiviteteve zyrtare, por që nuk është përgjigjur për vendin e aksidentit.

Arsyeja pse e kemi bërë pyetjen e fundit është sepse sinjalizuesit e Veriu.info nga QKMF e Mitrovicës, kanë raportuar në redaksi se vetura është aksidentuar në një vendbanim që nuk përkon me zonën që ofron shërbime QKMF e Mitrovicës. Për të vërtetuar këtë pretendim të sinjaliesuve ne dërguam pyetje, por nuk morëm përgjigje. Në mënyrë që të sqarojmë situatën për vendin e aksidentit të automjetit, Veriu.info do të kërkoj nga Komuna e Mitrovicës qasje në dokumente zyrtare, përkatësisht në raportin mbi aksidentin e veturës.

Veriu.info ka kontaktuar edhe me Hasan Osmanin, pronarin e kompanisë N.Sh. “Osmani”, në servisin e të cilës automjeti zyrtar i QKMF-së së Mitrovicë kishte qendruar për muaj të tërë, duke  e pyetur se përse automjetin zyrtar i sektorit të shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës ka qendruar për kohë të gjatë në oborrin e servisit tuaj, por ai e ka mohuar këtë, duke kërkuar të paguhet nga gazetarja për të folur.

“Ku ka qendru në cilën garazh, joo nuk ka qëndru, gabim je, pagum un foli qe sem pagun nuk foli”,  ka thënë Hasan Osmani për Veriu.info, duke mbyllur telefonin pa përgjigje. Gazetarja e Veriu.info i ka dërguar edhe më shkrim në Whatsapp pyetjet, të cilave u aka bashkëngjitur edhe foton e automjetit të Komunës në oborrin e servisit të tij, por ai nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

(Foto: Automjeti në fund të muajit tetor 2024 në oborrin e auto-servis “Osmani” në Vushtrri, në kohën e nisjes së hulumtimit nga Veriu.info)

Skandal: Drejtoria e Fahri Shabani blenë sapunë me tender për QKMF me çmim 307% më të lartë se sa çmimi në market (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Mbrojtjes i reagon Daut Haradinajt për pretendimin se FSK-së i ka humbur një dron
Lajme

FSK e konfirmon se një prej ushtarëve që shkoi për trajnim në ShBA e braktisi ushtrinë, nis procedura ligjore ndaj tij

14/07/2025 - 22:59
Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Lajme

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

14/07/2025 - 22:28
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik
Kryesore

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

14/07/2025 - 22:07
Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet
Kryesore

Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet

14/07/2025 - 21:46
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lajme

Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik

14/07/2025 - 21:32
Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”
Kryesore

Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”

14/07/2025 - 20:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë