Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të shtuara për sigurinë ushqimore, është konstatuar se një ngarkesë me misër ka prezencë aflatoksinës mbi limitet e lejuara.
“Menjëherë është nxjerrë vendim për refuzimin e importit të ngarkesës me sasi 27,000 kilogramëve misër merkantil me origjinë nga Serbia. Importuar nga operatori ekonomik IDEAL GROUP SH.P.K. Analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e aflatoksinës në nivel prej 33 µg/kg, mbi kufirin e lejuar prej 20 µg/kg. Rezultati është konfirmuar përmes superanalizës së realizuar nga laboratori referent në Austri. Në bazë të këtyre rezultateve, AUV ka urdhëruar refuzimin e importit dhe kthimin e të gjithë sasisë në vendin e origjinës”, thuhet në njoftimin e AUV.
Tutje, AUV thotë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë, me tolerancë zero ndaj produkteve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të substancave të dëmshme.
Ndryshe, kompania Ideal Group Sh.P.K. është e regjistruar në Pejë, ku pronar i saj është biznesmeni Visar Gashi.
Sipas ARBK-së, aktivitet kryesor i Ideal Group Sh.P.K. është tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuar, ku mbizotëron ushqimi, pijet dhe duhani, ndërsa në mesin e aktiviteteve tjera ka të regjistruar edhe ndërtimin e objekteve banesore.
(Foto e lajmit është gjeneruar me AI)












