Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprime për verifikimin e çdo burimi të raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës, raporton GazetaBlic.
Përmes një deklarimi publik, Hoxhaj ka theksuar se raporti, i cili ka pasur ndikim të madh në imazhin e Kosovës, duhet t’i nënshtrohet një procesi të plotë verifikimi.













