Ballkani sonte do të luaj ndeshjen e radhës në Conference League.
Kampioni i Kosovës do të jetë nikoqir i skuadres turke Sivasspor, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 21:00.
Stadiumi pritet të jetë i mbushur plotësisht, pasi klubi i Ballkanit ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.
Por ata të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë bileta, ndeshjen mund ta ndjekin përmes kanaleve “ART Sport 1” dhe “Super Sport 2”.