Barcelona po e mban në radar Lautaro Martinezin si një alternativë për sulmin, në rast se dështon tentativa për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madrid.
Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim me Alejandro Camano, agjentin e kapitenit të Interit. Kontakti është një lëvizje për të kuptuar situatën e sulmuesit argjentinas dhe kushtet e mundshme të një operacioni.
Megjithatë, për momentin nuk bëhet fjalë për një negociatë konkrete me Interin dhe Barcelona nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për Lautaron. Bëhet fjalë vetëm për një sondazh fillestar.
Në Milano, ndërkohë, qëndrimi është i qartë: Interi nuk dëshiron të privojë veten nga kapiteni dhe lideri kryesor i skuadrës. Lautaro ka kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2029 dhe largimi i tij do të ishte një goditje e madhe si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë të lidershipit. /Klankosova.tv













